Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shahini: Rama si “Liza në Botën e Çudirave”

Besa Shahini

Besa Shahini, asambliste e Partisë Socialdemokrate, ka thënë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, flet sikur të jetë “Liza në Botën e Çudirave”, tek ka komentuar deklaratën e tij se çmimorja e re e transportit publik “është pothuajse e njëjtë me të kaluarën”.

Të martën, në kryeqytet u shtrenjtuan biletat e transportit publik. Komuna e arsyetoi këtë me “digjitalizim”, teksa Rama u mundua ta arsyetojë shtrenjtimin edhe me nevojën për autobusë modernë, blerjen e të cilëve e ka paralajmëruar prej kohësh, por nuk kanë mbërritur në Prishtinë ende. Ai po ashtu ka thënë se nëse shfrytëzohet “Kuleta digjitale”, atëherë rritja është simbolike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këto deklarata, Shahini e konsideroi Ramën si individ që jeton në botë fiktive.

“Ajo që më la shumë përshtypje, e që më lë ende edhe pse Përparim Rama ka treguar vazhdimisht se di të flasë sikur të jetë ‘Liza në Botën e Çudirave’, tha që çmimi nuk është rritur, thjesht e kemi rritur biletën fizike që të orientojmë qytetet nga digjitalizimi. Çmimi është rritur 20 dhe 50 për qind”, ka thënë ajo në “Interaktiv” të KTV-së.

Shahini ka thënë se Rama nuk i kupton hallet e qytetarëve “sepse ai nuk është si ata dhe nuk hipën kurrë në autobus”.

Shahini ka thënë se çmimi është rritur edhe për shkak të vendimeve që Rama mori gjatë fushatës, kur disa kategorive ua bëri transportin publik falas.

Ajo ka deklaruar se jeta në Prishtinë është bërë e papërballueshme.