Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shënohet Dita e çlirimit të Prishtinës

homazhe

Foto: Driton Paçarada

Sot Komuna e Prishtinës e shënon Ditën e çlirimit. Me këtë rast kryetari i Komunës Përparim Rama ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në lagjen “Velania” dhe të shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. 

Me këtë rast, Rama tha se liria, demokracia dhe paqja që gëzojnë qytetarët sot janë rezultat i sakrificës së dëshmorëve dhe heronjve të kombit, të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai është shoqëruar nga zyrtarë të komuna si dhe ish-komandanti i Zonës së UÇK-së në Llap Rrustem Mustafa.

“Jemi bërë bashkë këtu me komandant Remin, edhe me ekipet nga kryeqyteti, me drejtorë, me qytetarë, në nderim të dëshmorëve, të heronjve tanë, të cilët e kanë dhënë jetën që sot ta gëzojmë lirinë, ta gëzojmë demokracinë, ta gëzojmë paqen. Edhe të kuptojmë që këto gjëra nuk na kanë pikur prej qiellit, pra janë rezultat i një procesi dhe i një situate të vështirë nëpër të cilën ka kaluar populli ynë. Dëshmorët tanë, heronjtë tanë e kanë dhënë jetën, për këtë arsye edhe vazhdojmë t’i respektojmë sot e përherë”, ka deklaruara Rama, raporton EO. “Prandaj, faleminderit! Urime Dita e Çlirimit, urime 11 Qershori! Vazhdoftë paqja përherë”, ka shtuar Rama.