Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shoqata e transportit s’pajtohet me kërkesën që nëpër autobusë të mos jenë më shumë se 25 udhëtarë

Rikthimi i qarkullimit të transportit ndërurban është pritur me pakënaqësi e kundërshtime nga shoqata e transportit rrugor.

Përfaqësues të kësaj shoqate kanë kërkuar heqjen e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve për të qenë i mundur qarkullimi normal nga komunat e tjera drejt Prishtinës dhe anasjelltas, raporton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jakup Berisha nga Shoqata e Transportit Rrugor ka shtuar se nuk pajtohen me kërkesën e institucioneve për të mos lejuar më shumë se 25 udhëtarë brenda një autobusi, si masë kundër përhapjes së virusit, sepse konsideron se kjo është e dëmshme për të ardhurat e kompanive.

Kjo shoqatë ka zhvilluar një takim gjatë ditës në Ministrinë e Infrastrukturës dhe nga kjo e fundit kanë bërë të ditur se është arritur pajtimi që operimi të vazhdojë, por me linja të reduktuara.

E, qarkullimi i autobusëve nga komunat është dashur të nisë nga e hëna, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të disa paqartësive.

Kurse një ditë pas, këtë martë shumë pak autobusë kanë hyrë e dalë nga Stacioni i Autobusëve në kryeqytet.

Si rrjedhojë, disa nga udhëtarët e paktë të Stacionit është dashur të kthehen prapa, për shkak të numrit të vogël të kompanive transportuese.