Arbëri

Shpëtohen dy turistë nga mali i Korabit, kishin ngrënë bimë helmuese

pamje

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se dy turistëve, njëri me origjinë shqiptare e tjetri gjermane, për shkak të konsumimit të një bime helmuese në malin e Korabit, u është përkeqësuar gjendja.

Sipas njoftimit, gjendja e tyre ishte përkeqësuar në një kohë shumë të shkurtër.

“Fatmirësisht një nga turistët ka pasur vetëdije dhe mbulueshmëri me rrjet telefonik mobil dhe ka kërkuar ndihmë duke i dërguar edhe koordinatat e tyre. Dy nga anëtarët e ShKShMK kanë qenë duke i zhvilluar aktivitetet e tyre shumë afër lokacionit dhe me të marrë lajmin janë nisur në vendndodhjen e tyre”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se dy turistëve u është dhënë ndihma e parë dhe janë mbajtur në kontroll, por për shkak gjendjes së tyre të rënduar shëndetësore dhe kritike është kërkuar ndihmë për evakuim nga ajri.

“Autoritetet Shqiptare pa humbur kohë kanë nisur një ekip mjekësh dhe staf të shpëtuesve nga njësia ajrore, të cilët me të arritur kanë filluar me procedurat emergjente mjekësore dhe i kanë evakuuar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. I përgëzojmë të gjithë për punën profesionale dhe koordinimin e saktë në kohë rekorde. Pacientëve i urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftim.