Shqipëria sot ka hapur edhe katër kapituj të tjerë negociatash për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Kapitujt e rinj përfshijnë fusha të Agjendës së Gjelbër dhe Ndërlidhjes së Qëndrueshme, të cilat lidhen me sektorë jetikë si transporti, energjia, rrjetet transevropiane dhe mjedisi. Shqipëria hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE në tetor të vitit 2024. Kjo ndodhi pas një pritjeje të gjatë, pasi vendi kishte aplikuar për anëtarësim më 2009 dhe kishte marrë statusin e vendit kandidat në vitin 2014. Tirana duhet të hapë dhe të mbyllë gjithsej 33 kapituj për t’u anëtarësuar në BE. Për hapjen dhe mbylljen e çdo kapitulli kërkohet miratimi i të gjithë vendeve anëtare të bllokut evropian.
Rama: Synojmë të hapim pesë kapitujt e mbetur brenda këtij viti
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se synimi është që të hapen edhe pesë kapitujt e mbetur të negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian.
Shqipëria të martën ka hapur grupkapitullin e radhës, duke çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur.
“Krenar për Shqipërinë. Sot në Bruksel. 28 kapituj negociatash të hapur në 11 muaj, rekord absolut. Mbeten edhe 5 dhe duam t’i hapim brenda këtij viti”, ka shkruar Rama në Facebook.
 
Kos-Ramës: Vazhdoni me këtë ritëm që të përmbyllet kapitulli në 2027
Shqipëria hapi sot edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në konferencën e përbashkët ndërqeveritare BE-Shqipëri në Bruksel, komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi se shpejtësia e Shqipërisë për integrimin në BE, është mbresëlënëse.
Kos tha se ka mbetur edhe një grupkapitull i cili sipas saj do të hapet së shpejti.
“Ende nuk kam bërë një vit në detyrë dhe kjo është hera e katërt tashmë që ne hapim një grupkapitull negociatash me Shqipërinë gjatë mandatit tim. Kjo na çon në pesë grupkapituj të hapur dhe 28 kapituj të çelur, ka mbetur edhe një grupkapitull dhe nuk kam aspak dyshim që do të bëjmë këtë gjë së shpejti. E di që presidenca daneze dhe shtete anëtare janë tërësisht të përkushtuara në momentin që përmbushni kriteret. Po të përdorja terminologjinë olimpike do të jetë më shpejt, më lart, më fort dhe një punë në ekip. Siç e shihni, ka një trekëndësh të fortë që e mbështet procesin e integrimit në tërësi, siç ju e theksuat, duke qenë një nevojë gjeostrategjike”, u shpreh Kos.
Sipas Kos, ky rezultat vjen si rrjedhë e punës së madhe të autoriteteve shqiptare që kanë çuar përpara reformat për gjatë shumë viteve dhe sidomos gjatë këtij viti, pavarësisht zgjedhjeve që janë zhvilluar.
Kos theksoi më tej se reformat kërkojnë ndryshime themelore, por Shqipëria ka treguar se ndryshimi pozitiv është i mundur.
Sipas saj, Shqipëria duhet të vijojë me këtë ritëm, duke përfshirë edhe parlamentin, shoqërinë civile dhe sektorin privat, në mënyrë që të përmbyllë kapitujt në 2027-ën.
“Ne e dimë shumë mirë që reformat që iu kërkojmë kandidatëve tanë ndonjëherë nuk janë të lehta, kërkojnë ndryshime themelore. Por vendi juaj, i dashur kryeministër, po tregon që mund të bëhet, Shqipëria po tregon se ndryshimi pozitiv është i mundur dhe që BE-ja e shpërblen këtë ndryshim pozitiv. Vazhdoni më këtë ritëm, duke u siguruar që të përfshini edhe parlamentin, shoqërinë civile dhe sektorin privat, pasi një konsensus i gjerë kombëtar përmirëson pranimin shoqëror dhe më tej, sidomos për fusha kritike, si reforma në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit, të drejtat e pronësisë, çështjet e pakicave dhe liria e medias, që të përmbushin piketat e ndërmjetme. Kjo është e rëndësishme që ne të nisim të përmbyllim kapitujt sa më shpejt të jetë e mundur që të realizojmë ambicien tuaj për t’i përmbyllur të gjitha brenda 2027-s”, tha Kos.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se Bashkimi Evropian është një perandori vlerash, të drejtash dhe sigurie, pjesë e së cilës duan që të jenë, ndërsa vlerësoi faktin se populli danez është mes mbështetësve më të mëdhenj të anëtarësimit së Shqipërisë në BE.
Rama theksoi se presin me padurim të hapin grupkapitullin e fundit para mbylljes së këtij viti.
“Kam shumë mirënjohje për mbështetjen dhe që keni siguruar të mbahet premtimi se kur japim rezultate shpërblehemi. Sot hapëm një tjetër grup-kapitull që në fakt përbëjnë 5 grupkapituj në 11 muaj, mesa di unë, ky është një rekord.. E di që është shumë ambicioze, por është ajo që duhet të bëjmë dhe me shpresë do ta bëjmë së bashku...Më së fundi kjo është hera e parë për ne në histori që zgjedhim lirisht me kë duam të martohemi. Jemi martuar me detyrim me perandori të tjera në të shkuarën kështu që kjo është një perandori pjesë e së cilës duam të jemi. Një perandori vlerash, të drejtash, sigurie. Më së fundi qytetarët tanë do të sigurohen që të drejtat dhe liritë e tyre nuk do të merren nga askush që vjen më pas”, shtoi ai.
Duke iu referuar rezultateve të barometrit për zgjerimin, Rama vlerësoi faktin se populli danezë është mes mbështetësve më të mëdhenj të anëtarësimit në BE.
“Danimarka ka shumë për të bërë dhe ministrja këtu ka një ditë të gjatë para saj e gjëra të tjera për të bërë dhe për të vijuar me detyrimet e Presidencës daneze. Na erdhi vërtetë shumë mirë kur pamë barometrin dhe kur kuptuam se populli danez është mes mbështetësve më të mëdhenj të anëtarësimit tonë. Të kesh nga ana jonë vikingët është diçka që të jep shumë siguri dhe ne na duhet ta përhapim këtë në mbarë Evropën, në mënyrë që askush të mos guxojë të na bllokojë rrugën..9:44 Ky është rezultat edhe i njëfarë trysnie nga kanalet e BE-së për ta bërë një gjë të tillë, sigurisht trysni miqësore me argumente të mira. Ne mbështetemi te dija e Evropës, një dije që është akumuluar duke ecur përpara me anë të shembullit”, tha Rama.
Grup-kapitulli që është hapur sot “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, është një reformë që përmban të ndihmojë në rritjen ekonomike të Shqipërisë, mbrojtjen e pasurisë natyrore, të përmirësojë menaxhimin e ujërave të ndotura dhe të ulë ndotjen e ajrit.
Gjithashtu pjesë është edhe transporti, që do të ndihmojë zgjerimin e rrugëve, ndërlidhjen e Shqipërisë me sistemet evropiane, ndërkohë që energjia do të ndihmojë në konkurrueshmërinë e drejtë me forcimin e konkurrueshmërisë./KSP
Shqipëria hap zyrtarisht katër kapituj të rinj negociatash për anëtarësim në BE
Shqipëria sot ka bërë edhe një hap drejt anëtarësimit në BE-së. Në Bruksel, kryeministri i Shqipërisë ka hapur edhe katër kapituj të rinj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, zyrtarja e lartë e BE-së ka vlerësuar se shpejtësia e Shqipërisë drejt BE-së është mbresëlënëse, derisa ka inkurajuar të vazhdojë me këtë ritëm.
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të hapen edhe 5 kapitujt të mbetur. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka siguruar se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin maksimal për t’i përmbushur objektivat. Me hapjen e katër kapitujve të rinj, tashmë Shqipëria ka çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur.
 
             
                                                                                                             
                                                                                                            