Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Shqipërinë do ta ngjisim në majë”, mesazhi i Edi Ramës për Vitin e Ri

Edi Rama

Në prag të ndërrimit të viteve, kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, ka uruar shqiptarët për një vit sa më të mbarë.

Në një video ku shihet duke u ngjitur në majën e Kryeministrisë dhe më pas duke zbritur nëpër të njëjtat shkallë, kreu i qeverisë theksoi se do ta ngjisin Shqipërinë “në majën ku do të qëndrojë edhe kur të gjithë ne të mos jemi më, aty ku gjendet shtëpia e madhe e Familjes së Bashkuar Europiane”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka një vit të tërë për t’u ngjitur dhe çdo vit e ka një ditë të vetme për të zbritur. Këtë vit e kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë, po në vitin që po troket dhe në disa vite pas tij, do ta ngjisim në majën, ku do të qëndrojë edhe kur të gjithë ne të mos jemi më, aty ku gjendet shtëpia e madhe e Familjes së Bashkuar Europiane. Por sot, për ne kalimtarët në këtë botë, është ajo dita e vetme për të zbritur dhe për të qëndruar me familjet tona, duke pritur Vitin e Ri. Prandaj edhe unë sonte nuk do të bëj më shumë sesa t’ju uroj të gjithëve një Vit të Ri në ngjitje, me shëndetin top, me mbarësi e gëzime në familjet tuaja. Gëzuar!” – tha Rama.