Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat me rritje për lehonat, mirëpo meqenëse pagesa është ekzekutuar me sesionin e fundit bankar, atëherë sipas Kurtit, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të dalin në llogarinë e tyre.
Kurti në njoftim ka thënë se nuk kanë dashur ta presin korrikun kur paga minimale bëhet 500 euro, por kjo vlerë të fillojë së zbatuari qysh tani.
“Sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat me vlerën e re, të rritur. Nga tash 500 euro. Të premten e kaluar, në mbledhjen e fundit të Qeverisë, morëm vendim ndër të tjera që të mos prisnim korrikun, kur paga minimale bëhet 500 euro, në mënyrë që edhe shtesat për nënat lehona të rriten në të njëjtën vlerë. Meqenëse pagesa është ekzekutuar me sesionin e fundit bankar, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë e secilit”, thuhet në njoftimin e Kurtit.
Edhe Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare shkroi paraprakisht se janë ekzekutuar shtesat me rritje për lehonat.
-
Në prag të zgjedhjeve Qeveria ndan nga 100 euro për disa kategori, rrit shtesat për lehonat
-
Kurti për shtesat për lehonat dhe fëmijët: Skemë tjetër do të ishte më e drejtë, por është zgjidhje optimale
-
Shtesat për lehonat nuk dalin me rritjen e premtuar nga Qeveria
-
Kurti: Nga nesër shtesat do të dalin me rritje
-
Paga minimale rritet në 500 euro