Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Elfath, arbitri i gjysmëfinales Angli – Argjentinë

Ismail Elfath

Ismail Elfath është zgjedhur nga FIFA për ta drejtuar gjysmëfinalen ndërmjet Anglisë dhe Argjentinës.

Gjysmëfinalja mes Anglisë dhe Argjentinës luhet të mërkurën nga ora 21:00 në Atlanta.

Elfath, lindur në Marok dhe që jeton në SHBA, është arbitër me stemë të FIFA-s nga viti 2016.

Elfath do të asistohet nga Corey Parket dhe Kyle Atkins. Ndërsa arbitër i katërt do të jetë Maurizio Mariani.

Për Elfath do të jetë ndeshja e katërt që e drejton në Botërorin që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Edhe Kane flet për zërat për përçarje tek Anglia Botërori 2026 4 o. më parë Kane flet për zërat për përçarje tek Anglia

Ai ka drejtuar ndeshjet Japoni – Holandë dhe Urugai – Spanjë që ishin të vlefshme për fazën grupore.

Ndërsa ishte arbitër kryesor në duelin e vlefshëm të 1/8 së finales mes Brazilit dhe Norvegjisë.