Vendimi përfundimtar në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për më 20 korrik të këtij viti.
Konfirmimin për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit e ka dhënë Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka konfirmuar saktësinë e raportimeve mediatike lidhur me këtë çështje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mund ta konfirmoj se kjo është e saktë”, ka deklaruar Mishetiq për RTK-në në përgjigje të pyetjes nëse vendimi është shtyrë për datën 20 korrik.
Fillimisht, shpallja e aktgjykimit ishte paraparë të bëhej më 19 maj, në përputhje me afatet procedurale. Megjithatë, sipas rregullores së Gjykatës Speciale, trupi gjykues ka në dispozicion 90 ditë për nxjerrjen e vendimit, me mundësi shtyrjeje edhe për 60 ditë shtesë.
Në këtë mënyrë, epilogu i një prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së pritet të shpallet më 20 korrik 2026.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte.