Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shumë forca policore gjatë kremtimit në kryeqytet

Prishtina ka festuar me spektakël fishekzjarrësh dhe muzikë ardhjen e Vitit të Ri 2019, raporton KTV.

Një koncert i organizuar nga komuna, me artistë të njohur të skenës muzikore, si Ledri Vula, Lumi B, Yll Limani e Flaka Krelani, ka mbledhur qytetarë të shumtë në sheshin “Zahir Pajaziti”, të cilët i kanë dhënë lamtumirën vitit të vjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pak para ndërrimit të moteve, në shesh doli edhe kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, i cili u nda i kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve në festë.

Ai ka premtuar projekte të mëdha për vitin që sapo kemi hyrë.

Edhe kësaj radhe, qytetarët kanë kërkuar liberalizim vizash dhe më shumë mirëqenie në 2019-n.

E gjithë kjo festë u përcoll nga forca të shumta policore.