Më 9 shkurt janë mbajtur zgjedhjet parlamentare që përcaktojnë ekzekutivin qeverisës.
Për mandatarin e formimit të Qeverisë së Kosovës, Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar që propozimi i parë i emrit për kryeministër bëhet nga partia fituese e zgjedhjeve, respektivisht ajo që ka më shumë deputetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Partia ose koalicioni që ka fituar shumicën në Kuvend, siç përcaktohet në nenin 95, paragrafi 1, të Kushtetutës, nënkupton partinë ose koalicionin që ka shumicën e vendeve në Kuvend, qoftë shumicën absolute, qoftë atë relative. Presidenti i Republikës, në bazë të nenit 95, paragrafi 1, të Kushtetutës, i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër të nominuar nga partia politike ose nga koalicioni që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvend”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses
Tutje, Kushtetuesja ka theksuar se nëse kandidati për kryeministër s'i merr votat e nevojshme për t'u zgjidhur, presidenti e ka në diskrecion të emërojë një kandidat tjetër, pas konsultimeve me partitë politikë.