Janë zgjatur kolonat për të dalë nga Kosova, rrjedhimisht edhe koha e pritjes së mërgimtarëve nëpër pikëkalime kufitare.
Në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar shihet se pritjet më të gjata prej mbi dy orë janë në Merdarë.
Rreth 2 orë e gjysmë janë pritjet në Merdarë, 40 minuta te Dheu i Bardhë.
Në pikëkalimet e tjera nuk ka pritje të gjata.
Situata në pikëkalimet kufitare, sot më qetë
Pritjet për të dalë nga Kosova janë më të shkurtra mëngjesin e së shtunës. Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja më e gjatë është te Dheu i Bardhë me gjysmë ore.
Ndërsa, në pikat e tjera kufitare pritjet janë më të shkurtra.
Në pikëkalimin e Jarinjës kolona është deri në 80 metra, me 20 minuta pritje për dalje. Njëjtë edhe në Merdarë.
Pikat kufitare ishin ngarkuar në ditët e fundit të dhjetorit kur mërgimtarët, si çdo vit, vijnë për festat e fundvitit.
