Të martën do të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi në Dhomat e Specializuara.
Të hënën u dëgjuan Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtësi i viktimave, ndërsa sot (të martën) do të dëgjohen secili nga katër ekipet e mbrojtjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrupi gjykues ka bërë të ditur se paraqitja e provave në gjykim, duke përfshirë edhe thirrjen e dëshmitarëve nga ZPS-ja, do të bëhet më 11 prill 2023.
Sipas Gjykatës Speciale, 140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.