Gjykata Supreme ka marrë vendim që të shfuqizojë pjesërisht Rregulloren për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës, pas kërkesëpadisë së parashtruar nga Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike – një platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike.
Në vendimin e publikuar sot (e enjte), kolegji i Supremes ka shpallur pjesërisht të paligjshëm disa nene të rregullores, përfshirë:
Nenin 1 – vetëm në pjesën që ka të bëjë me mënyrën e pagesës;

Nenin 8 – në pjesën që kufizon parkingun për vizitorët në zonat rezidenciale nga ora 16:00 deri në 18:00;

Nenin 12 – paragrafët 1 dhe 9;


Nenin 14 dhe 15 – tërësisht;


Nenin 22 – paragrafët 1, 8 dhe 9.


Gjykata ka refuzuar pjesën tjetër të kërkesëpadisë, me të cilën kërkohej shfuqizimi i plotë i rregullores.
Rregullorja e plotë e “Prishtina Parkingut”