Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se dispozita e Ligjit për Shtetësinë e Republikës së Kosovës, e cila ka nxitur debat dhe reagime ditëve të fundit, nuk është një risi e sjellë nga qeveria aktuale, por buron nga Pakoja e Ahtisaarit dhe është pjesë e rendit kushtetues të Kosovës që nga viti 2008.
Në një konferencë për media të martën, Sveçla ka thënë se neni 31 i Ligjit për Shtetësinë së vitit 2026 është i njëjtë me dispozitën e paraparë në nenin 155 të Kushtetutës së Kosovës dhe se opozita po kritikon një normë që, sipas tij, vetë e ka bërë pjesë të përhershme të Kushtetutës përmes ndryshimeve kushtetuese të vitit 2012.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ditëve të fundit janë bërë deklarime të shumta lidhur me Ligjin për Shtetësinë e Republikës së Kosovës. Për shkak të interesimit publik, është e rëndësishme të sqarohen disa fakte themelore, posaçërisht lidhur me nenin 31 të këtij ligji. Së pari, neni 31 i Ligjit për Shtetësinë e vitit 2026 nuk është një dispozitë e re. Ky nen është pjesë e dispozitave themelore kushtetuese të Republikës së Kosovës, përkatësisht nenin 155 që derivon nga Pakoja e Ahtisaarit. Kjo e drejtë nuk është krijuar apo njohur nga kjo qeveri dhe nuk është futur për herë të parë me ligjin e ri, ashtu siç eksponentët e opozitës po e proklamojnë”, ka thënë Sveçla.
Ai theksoi se e drejta për shtetësi për qytetarët e ish-Jugosllavisë që ishin banorë të përhershëm të Kosovës më 1 janar 1998 dhe pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë është paraparë fillimisht në Pakon e Ahtisaarit, më pas është përfshirë në Kushtetutë dhe ka mbetur e pandryshuar në legjislacionin për shtetësinë që nga shpallja e pavarësisë.
Sveçla akuzoi qeveritë e kaluara se në vitin 2012, në vend që ta largonin këtë dispozitë nga Kushtetuta, e transferuan atë në dispozitat themelore, duke e bërë pjesë të përhershme të rendit kushtetues të vendit.
“Ndërsa në vitin 2012, në vend që kjo dispozitë të hiqej nga Kushtetuta dhe të kishte të njëjtin fat si dispozitat e tjera kalimtare, opozita e tanishme, e cila ishte në pushtet në atë kohë, përmes ndryshimeve kushtetuese vendosi ta bartë këtë dispozitë te dispozitat themelore të Kushtetutës me qëllim që ta bëjë pjesë të përhershme të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Pra në thelb, ajo që opozita sot po e kritikon, e ka burimin pikërisht këtu. Çka nënkupton se ata ose nuk kanë qenë fare të vetëdijshëm për atë që kanë bërë dhe votuar, ose kanë pasur pikërisht qëllimin për të cilin po na akuzojnë ne sot”, shtoi ai.
Ndërkaq, drejtori i Departamentit Ligjor në MPB, Qëndrim Bytyqi, ka tzhënë se formulimi i nenit 31 në ligjin e ri është harmonizuar plotësisht me Kushtetutën dhe nuk nënkupton fitim automatik të shtetësisë, por njohje të së drejtës për ta fituar atë, sipas kritereve të përcaktuara me ligj.
Ai shtoi se ligjet e mëhershme të viteve 2008 dhe 2013 përdornin formulimin “konsiderohen shtetas të Republikës së Kosovës”, ndërsa ligji aktual flet për njohjen e së drejtës për shtetësi, në përputhje me dispozitën kushtetuese.
Ligji për Shtetësinë ka hyrë në fuqi më 22 maj. Ditë më herët, Sveçla ka thënë se për të kanë aplikuar qindra persona.