Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sveçla: Qindra aplikime nga serbët për shtetësi të Kosovës

Xhelal Svecla

Foto: Arkiv

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë qindra aplikime të shtetasve të Serbisë të cilët jetojnë apo punojnë në Kosovë për të marrë nënshtetësinë e Kosovës.

Sveçla deklaroi në një konferencë për media se aplikimet po verifikohen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka pasur me qindra aplikime të shtetasve të Serbisë të cilët jetojnë apo punojnë përkohësisht në Republikën e Kosovës. Të gjitha janë individualisht duke u verifikuar. Në momentin që përplotësohen kërkesat ligjore edhe kërkesat iu kanë adresuar atyre, në momentin e publikimit të këtij ligji do të fillojmë edhe me fazën tjetër”, ka deklaruar Sveçla.

Në mars, ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi nisjen e regjistrimit të fakteve civile të lëshuara nga regjistrat paralelë të Serbisë, siç janë lindjet, vdekjet edhe martesat.

Certifikatat e lindjes dhe të martesës, në bazë të akteve nënligjore të Kosovës, janë kusht që një person të bëhet shtetas i Kosovës në bazë të natyralizimit. Për rrjedhojë, regjistrimi i fakteve civile nga institucionet paralele u shërben banorëve serb të Kosovës që nuk janë shtetas të Kosovës për nxjerrjen e dëshmive të cilat mund tu shërbejnë për tu bërë shtetas kosovarë.

Zbatimin e lehtësirave e kanë mbështetur BE-ja, Gjermania e Franca, kurse opozita në Kosovë e ka kritikuar duke i quajtur ato njohje të dokumenteve të Serbisë.

Krahas mundësimit të regjistrimit të fakteve civile të lëshuara nga institucionet serbe, Qeveria është zotuar se do ta mundësojë edhe dhënien e leje qëndrimeve për 12 muaj për punëtorët e institucioneve të shëndetësisë e arsimit që financohen nga Serbia.