Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sveçla thotë se e ka nisur procesin për themelimin e xhandarmërisë

Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për themelimin e një grupi punues, i cili sipas tij, do të analizojë dhe propozojë modalitetet për funksionimin e xhandarmërisë së Republikës së Kosovës si agjenci brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sveçla ka vlerësuar se krijimi i xhandarmërisë përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e arkitekturës së sigurisë së vendit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufijve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike”, ka shkruar Sveçla, në një postim në Facebook.

Sipas tij xhandarmëria e Republikës së Kosovës do të forcojë ndjeshëm kapacitetin shtetëror për parandalim, menaxhim dhe neutralizim të kërcënimeve që cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të vendit tonë.

Edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të hënën në një itervistë në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se në plan e kanë që nëse e marrin mandatin e ardhshëm 4-vjeçar ta formojnë edhe xhandarmërinë.

“Do ta formojmë xhandarmërinë në mandatin e ardhshëm. Xhandarmëria do të kujdeset për luftimin e krimit dhe korrupsionit në zonat kufitare kryesisht. Do ta luftojë terrorizmin...Xhandarmëria është diçka mes policisë e ushtrisë. E dini Italia i ka karabinierët e Franca i ka xhandarët. Ne do ta kemi xhandarmërinë tonë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Kurti.