Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla, ka thënë se Dritan Goxhaj nuk figuron në data bazën e tyre si luftëtar i UÇK-së, ndonëse në regjistrat e tyre tha se janë të përfshirë pothuajse 100% e luftëtarëve.
Së fundmi, Goxhaj si një nga protagonistët e protestave në Shqipëri, në një intervistë në KTV, deklaroi se ka qenë pjesë e luftës së UÇK-së. Ai u përball me akuza, përfshirë edhe nga kryeministri Edi Rama, se nuk ka qenë pjesë e UÇK-së. Këto akuza erdhën pasi lexoi pesë kërkesat e protestuesve, përfshirë dhe dorëheqjen e Ramës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, Syla deklaroi në emisionin “60 Minuta” në KTV se në evidencat e OVL UÇK-së, Goxhaj nuk figuron si pjesëmarrës në ndonjë brigadë, batalion apo zonë operative gjatë luftës.
“Në Organizatën e Veteranëve të Luftës në data bazën tonë nuk figuron Dritan Goxhaj të jetë ose veteran i luftës e anëtar i organizatës. Ai nuk figuron të ketë marrë një certifikatë në ato lista që ne i kemi pasur e që më vonë edhe u publikuan. Nuk del të ketë pasur a marrë certifikatë. Në evidencat e OVL UÇK-së nuk figuron të ketë marrë pjesë në ndonjë brigadë, batalion apo zonë operative”, ka deklaruar Syla në emisionin “60 Minuta”.
Në ditën e 23-të të protestave kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit, në jug të Shqipërisë, protestuesit bënë publike pesë kërkesë, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.
Kërkesat i pati lexuar Goxhaj, që njihet si ish-luftëtar i UÇK-së. Pas leximit ai u përball me akuza se është “zëdhënës i interesave të Iranit”. E Rama publikoi edhe një dokument, sipas të cilit, Goxhaj nuk ka marrë pjesë në luftën çlirimtare në Kosovë.