Arbëri

Tahiri – Kurtit: A e di që ke themeluar kabinet qeveritar të përmasave të Kinës, jo Kosovës

tahiri

Foto: Driton Paçarada

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka kritikuar të mandatuarin për kryeministër, Albin Kurti, për kabinetin qeveritar që e prezantoi para deputetëve. Ai ka thënë se kabineti i prezantuar është “akomodim i një pushteti që synim e ka të shtyjë një agjendë puro partiake”.

Tahiri ka shtuar se kabineti i paraqitur nga Kurti është më numër ministrash të madh për një shtet si Kosova.

“Jemi sot këtu në një ditë kur si deputetë do duhej të reflektonim mbi një program, një ekspoze, kabinet të kësaj qeverie që as nuk e kemi pas, as nuk e kemi lexuar por e kemi dëgjuar prej kandidatit për kryeministër në këtë foltore. Bile bile i lexoi aq shpejt sa që u habita që kjo është qeveria më e madhe,. Qeveria që i ka 21 ministra e zvkryeministra, një kabinet prej 21 anëtarëve. Kryeministër a e di çka ke thënë kur e ke marrë mandatin, a e di që ke themeluar një kabinet qeveritar që është i përmasave të një shteti të Kinës, jo i Kosovës”, u shpreh ai.

AAK-ja ka shprehur paraprakisht se nuk do të votojë për qeverinë e re.

Lexo përditësimet tjera
Albin Kurti

Zgjidhet Qeveria Kurti 3