Arian Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës në konferencë për media ka thënë se kryeministri Albin Kurti është “njeri që prodhon vetëm drama”.
“Rezultat i dramave të tij jemi këtu sonte, jemi pa president. Edhe jemi të cenuar me pas tendencë me u thyer rendi kushtetues”, ka thënë Tahiri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se PDK-së i ishte thënë nga Kurti të propozonte një kandidat dhe Lëvizja Vetëvendosje do ta propozonte një tjetër, e të shkohej në garë.
“Por i dimë numrat e deputetëve në Kuvend, 66 i kanë ata e ne 22. Epilogu dihet paraprakisht. Ishte tërësisht joserioze. I kemi thënë përgjigjemi pozitivisht kur e formalizojmë marrëveshjen”, tha Tahiri. “...Pasi s’u formalizua marrëveshja, që ne të propozojmë kandidatin e kundërkandidatin, i kemi uruar suksese në zgjedhjen e presidentit me partitë tjera”.