Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar se ka zhvilluar takime të ndara në Bruksel, në nivel kryenegociatorësh.
Kosova është përfaqësuar nga Agron Bajrami.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSorensen në njoftimin në platformën “X”, ka thënë është paraqitur plani i punës mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë për muajt e ardhshëm.
“Kam zhvilluar takime të ndara dhe të detajuara me të dy kryenegociatorët në Bruksel këtë javë për të paraqitur planin tonë të punës mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për muajt e ardhshëm”, ka thënë Sorensen.
Held separate, detailed meetings with both Chief Negotiators in Brussels this week to outline our work plan on the normalisation of relations between Kosovo and Serbia for the coming months. pic.twitter.com/gVtQqgm8pM
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) May 13, 2026
Një ditë më parë, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, bëri të ditur se në ambasadën e Kosovës në Bruksel ka zhvilluar një takim me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Sipas njoftimit të Konjufcës është diskutuar për avancimin e procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Konjufca theksoi se qëllimi i qartë i Kosovës mbetet përmbyllja e procesit me njohje reciproke mes dy vendeve.
Në këtë takim mori pjesë edhe kryenegociatori Agron Bajrami.
Takimi i fundit në nivel të lartë është mbajtur në shtator të vitit 2023.
Bajrami në takim me Sorensenin: Progresi në dialog varet nga llogaridhënia e Serbisë për Banjskën
Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se kryenegociatori i Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, Agron Bajrami, gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për këtë proces, Peter Sorensen, ka vlerësuar se progresi në dialog varet nga llogaridhënia e Serbisë sulmin terrorist në Banjskë.
“Progresi i mëtejshëm në proces do të varet shumë edhe nga llogaridhënia për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, që përfshin dorëzimin e udhëheqësit të këtij sulmi, Milan Radojiqit, dhe grupit të tij, për t’u përballur me drejtësinë në Kosovë”, citohet të ketë thënë Bajrami.
Bajrami sipas njoftimit të Ministrisë thuhet se ka theksuar që Kosova është e vendosur në qëndrimin e saj se procesi i dialogut duhet të përmbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur, përmes njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, siç thuhet, për t’i hapur rrugën integrimit të plotë të Kosovës dhe të gjithë rajonit në Bashkimin Evropian.
“Ai po ashtu theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në këtë proces, duke kërkuar që të shtohen presionet ndaj palës tjetër për të përmbushur obligimet që ka marrë gjatë viteve në dialog. Këto obligime përfshijnë integrimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, NATO dhe OKB”, thuhet në njoftim.
Sa i përket hapave të ardhshëm, Bajrami thuhet se ka theksuar se Kosova insiston në zbatimin e plotë dhe joselektiv të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit implementues të Ohrit, që thuhet se përfshin obligimin e Serbisë për të respektuar integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe sovranitetin e institucioneve të saj në të gjithë territorin e Kosovës.
Në takim me Sorensenin thuhet se janë shkëmbyer mendime lidhur me hapat e ardhshëm në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe me hapat konkretë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.