Arbëri

Tërmet në Shqipëri

Tërmet

Foto: EMSC

Një tërmet me 4.5 shkallë të rihterit është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shqipëri.

Qendra Sizmologjike EMSC ka njoftuar se tërmeti u regjistrua 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Nuk janë dhënë detaje për dëme.

Tërmeti më i madh ndonjëherë në Shqipëri është regjistruar më 26 nëntor të 2019-s, ku kishin humbur jetën 51 persona. Tërmeti kishte 6.4 shkallë të rihterit.