Ambasada e Kosovës në Ankara ka dal me njoftim pas tërmetit të fuqishëm 6.1 ballë Rihter që ka goditur Balikesirin në Turqi të hënën mbrëma.
Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që gjenden në zonat e prekura, që të qëndrojnë larg ndërtesave të pasigurta dhe t’i ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
“Situata aktuale: Nuk ka viktima të raportuara deri tani; Dëmtime të ndërtesave të ndryshme.; Ekipet e emergjencës janë në terren duke ndihmuar të prekurit. Udhëzime për qytetarët e Republikës së Kosovës në zonat e prekura: Qëndroni larg ndërtesave të pasigurta; Ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale”, ka njoftuar Ambasada.
Në Turqi gjendet edhe futbollistet e Përfaqësueses “A” të Kosovës për ndeshjen kthyese të plejofit të Ligës së Kombeve. Futbollistet gjenden në Izmir, ku të martën do ta luajnë ndeshjen kundër Turqisë. Lëkundjen janë ndier edhe në Izmir. Futbollistet e Kosovës kanë dal nga hoteli, por pas qetësimit të situatës janë kthyer në hotelin ku po qëndrojnë.