Arbëri

Tetori “rozë”, Kurti: Vetëm të bashkuar mund të shpëtojmë jetë

kurti

Foto: Driton Paçarada

Institucionet kanë nisur të enjten fushatën sensibilizuese kundër kancerit të gjirit. Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se kjo sëmundje duhet të trajtohet si prioritet. 

Në hapje të fushatës, Kurti ka theksuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta për zbulimin dhe trajtimin e hershëm të kancerit. 

“Me vetëdijesimin dhe informimin e saktë me vetëkontroll dhe kontrolla të rregullta ne e bëjmë hapin e parë... Në vitin 2024 janë regjistruar 620 raste të reja shumica gra por edhe rast të burrave. Ky realitet nga obligon që kanceri i gjirit të trajtohet si prioritet... MSH e ka zgjeruar listën e barnave esenciale.. është investuar edhe në pajisje të teknologjisë së fundit. Kjo fushatë nuk është vetëm e institucioneve është e të gjithë neve. Vetëm të bashkuar si shoqëri mund të ndryshojmë statistikat dhe të shpëtojmë jetë”, ka thënë ai. 

E, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka theksuar se ekzaminimet me mamografë vitin e kaluar kanë shënuar rekord. 

“Të përpiqemi së bashku që çdo grua të jetë sa më e informuar. Mbi gjysma e grave e diagnostikuar me këtë sëmundje janë në stadin e hershëm.. kjo duhet të jetë arsye që të përqendrojmë vëmendjen tonë për rritjen e ndërgjegjësimit”, ka thënë Vitia.