Arbëri

Torres: Dashuria e Kosovës për Amerikën është e thellë, ashtu si dhe miqësia e saj

Ritchie Torres

Kongresisti amerikan Ritchie Torres ka thënë se ka pak vende në botë ku vlerësimi për SHBA-në është më i lartë sesa në Kosovë. 

Torres në një postim në platformën “X” ka thënë se Kosova shquhet si storie amerikane suksesi e demokracisë në Ballkanin Perëndimor. 

“Kam pasur nderin ta pres presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ka pak vende në tokë ku Amerika gëzon një miratim më të lartë sesa në Kosovë, e cila shquhet si një histori amerikane suksesi e demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Dashuria e Kosovës për Amerikën është e thellë, ashtu si edhe miqësia e saj”, ka shkruar Torres.