Është varrosur fotoreporteri Alban Bujari pasditen e së premtes. Ai ka vdekur të enjten, 27 shkurt.
Bujari ishte ndër fotoreporterët më të shquar të Kosovës dhe ndër të parët që ka dokumentuar periudhën e luftës në Kosovë gjatë viteve 1997-99.
Ai ishte pjesë e ekipit të KOHËS që kur nisi karrierën në të përditshmen “Koha Ditore” në vitin 1997.
Kontributi i tij është vlerësuar lartë. Veprimtaria e tij është cilësuar trashëgimi për historinë e Kosovës.
La qindra fotografi që dëshmojnë disa prej masakrave që iu bënë popullit shqiptar. Ndër më të dalluarat janë ato të masakrimit të familjes Jashari në Prekaz më 1998, masakrën e Reçakut më 1999, masakrën e shqiptarëve në Rogovë më 1999.











