Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protestë në ditët në vijim pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Qeverisë për mospërfshirjen e veteranëve në rritjen e pagës minimale.
Sipas Klinakut, Qeveria aktuale ka punuar kundër veteranëve të UÇK-së e shtresave të tjera të shoqërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas takimeve me organet drejtuese të organizatës, Klinaku ka thënë se do të dihet edhe dita e saktë e protestës.
“Qëndrimet tona se do t'i vazhdojmë protestat kundër këtij pushteti i cili vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së dhe shtresave tjera të shoqërisë, mbeten të pandryshueshme. Për format dhe kohën e protestimit, do të takohemi si organe drejtuese për të vendosur”, ka shkruar ai në Facebook të mërkurën.
LEXO EDHE: