Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq për Millosheviqin: Ishte politikan inteligjent, por bëri gabime

Aleksandar Vuçiq

Foto: Arkiv

Foto: Associated Press

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në intervistë për “RTS” ka folur edhe për “Kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq. 

Ai ka thënë se Millosheviqi ishte politikan inteligjent, por bëri gabime serioze politike. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tha se nuk është i sigurt se Millosheviqi e kuptoi plotësisht pasojën e ngjarjeve që pasuan, veçanërisht kur bëhet fjalë për bombardimet e NATO-s të vitit 1999. 

“Nuk jam e sigurt se e kuptoi deri në fund pasojat me të cilat do të përballemi dhe deri në momentin e fundit nuk besonte se agresioni i NATO-s mund të ndodhte. Ndoshta duhej ta mbronte vendin edhe më herët, por ishte një situatë jashtëzakonisht e vështirë”, tha Vuçiq.  

Ai tha se sot “është e lehtë të gjykohen ato vendime”.

“Mua sot më është e lehtë ta bëj të mençurin dhe të them gjëra të ndryshme. Nuk mund të jem në këpucët e tij, sepse shumë herë kam menduar çfarë do të bëja në vendin e tij. Nuk ishte e lehtë në kohën e tij”, tha Vuçiq.

Vuçiqi ka folur edhe për kriminelin e luftës Ratko Mladiq, të njohur si “Kasapi i Bosnjës”. 

Ai tha se “historia do ta gjykojë rolin e tij”, por vlerësoi se “është dashur të ketë trajtim e kujdes më të mirë mjekësor”. 

“Gjithmonë do t’ia lë historisë të gjykojë. Secili prej nesh ka anët e tij të mira dhe të këqija”, tha Vuçiq. 

Lexo përditësimet tjera
Aleksandar Vuciq

Vuçiq thotë se ka frikë nga bashkëpunimi ushtarak mes Kosovës e Kroacisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për “RTS” ka thënë se ka një shkallë...