Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi për Kosovën: Gjërat nëpër botë po ndryshojnë ngadalë, Serbia do të fitojë

Aleksandar Vuçiq

Foto: Associated Press

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për televizionin shtetëror serb “RTS”, ka thënë se sa i përket Kosovës, "Serbia do të fitojë, pasi gjërat nëpër botë po ndryshojnë ngadalë”. 

Kur është pyetur lidhur me pretendimet për “incidentet e përditshme, arrestimet dhe dëbimet e serbëve”, Vuçiq tha se kjo “s’ka fund dhe s’do të ketë fund së shpejti, porse në fund Serbia do të fitojë”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk do t’ju them se çfarë do të thotë kjo, në fund Serbia do të fitojë. Për këtë jam absolutisht i sigurt. Ndërsa gjërat po ndryshojnë ngadalë, por me siguri, në botë, jam i bindur se Serbia do të fitojë”, tha Vuçiq.