Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”, ka thënë se të qenit grua në krye të një institucioni të drejtësisë në Kosovë është njëkohësisht nder dhe përgjegjësi e dyfishtë, duke theksuar se synon të jetë shembull për vajzat dhe gratë që synojnë karrierë në sistemin prokurorial.
“Fillimisht si grua kam dashur që të jem model për vajzat dhe gratë tona të cilat dëshirojnë që nesër të rreshtohen, që të arrijnë një karrierë në Sistemin Prokurorial që nuk është e pamundur dhe që është sfiduese. Sigurisht që një mendim ndryshe shpeshherë në mesin dhe shoqërinë tonë nuk pranohet. Megjithatë në asnjë moment nuk është e pamundur. Konsideroj që rezultatet e mia të cilat janë të prekshme, të pasqyruara, të qarta tregojnë se edhe një grua kryeprokurore mund ta kryejë detyrën më mirë se dhe një burrë kryeprokuror”, ka thënë ajo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, sa i përket raportit me shoqërinë civile dhe mediat, Vuçetaj vlerëson se Prokuroria Themelore në Pejë është ndër institucionet më transparente në vend.
“Konsideroj që jemi model për Prokuroritë tjera, për një qasje transparente edhe një koordinim edhe mirëkuptim të jashtëzakonshëm me të gjithë akterët e po ashtu dhe me shoqërinë civile, me të gjitha mediumet, me qytetarët. Konsideroj që paraqitjet e mia të shumta televizive të drejtpërdrejta paraqitjet në webfaqen e sistemit Prokurorial të cilat paraqesim analiza krahasuese dhe grafika mbi trendin e veprave penale dhe arritjet tona”, ka thënë ajo.
Gjithashtu, ajo ka thënë se edhe zëdhënësi i kësaj Prokurorie në vazhdimësi ka paraqitje për media, në kuadër të temave me interes publike.
“Konsideroj që jemi një prej Prokurorive më të hapura dhe qëllimi jonë është që të shpërfaqim dhe të pasqyrojmë punën e kësaj prokurorie, ta rrisim imazhin e prokurorisë dhe sistemit prokurorial e pa dyshim ta fitojmë edhe besimin e qytetarëve të cilët t’ju dëshmojmë dhe t’ju tregojmë që Prokuroria Themelore në Pejë, e mirëpret secilin dhe i garanton secilit një hetim të mirëfilltë profesional dhe efektiv”, ka thënë ajo.