Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përplasje për mbishkrimin në Mitrovicën e Veriut, arrestohen kryetari i Komunës dhe ai i kuvendit

mitro

Policia e Kosovës i ka ndaluar përkohësisht për t’i marrë në pyetje kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Ivan Zaporozhav, pasi u përpoqën ta mbulonin me ngjyrë të kuqe zemrën e gjelbër në shenjën “E dua Mitrovicën”.

Kuvendi komunal në maj pati votuar për largimin e mbishkrimit që është i shkruar në anglisht në qendër të qytetit. Mbledhja qe përcjellë me tensione e përplasje në sallën e kuvendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E, të premten “Kossev” ka publikuar video nga atje ku pas argumenteve mes të treve e pjesëtarëve të Policisë, Zaporozhav ngjyros me të kuqe zemrën në mbishkrim që mban ngjyrën e gjelbër.

Policia ka intervenuar menjëherë dhe i ka dërguar në stacion policor Radojeviqin e Zaporozhavin.

Mbishkrimi që në shqip do të thotë “Unë e dua Mitrovicën” është vendosur më 2 tetor 2025 pasi ishte larguar mbishkrimi i mëparshëm në alfabetin cirilik. Në të u vendos një zemër e gjelbër dhe stemë e re komunale, që përfaqësojnë qytetin e minatorëve.

Mbishkrimi u vendos në kohën sa qyteti udhëhiqej nga kryetari Erden Atiq.

Lirohen të arrestuarit për vandalizëm në Mitrovicë, Policia: Kryetari erdhi me rreth 20 persona

8 o. më parë / 5 qer 2026 12:47
mitro

Policia e Kosovës ka lëshuar sqarim për situatën e krijuar të premten në Mitrovicën e Veriut me mbishkrimin “I Love Mitrovica”, ku pas përplasjes me policët kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Ivan Zaporozhac, u ndaluan për vandalizëm.

Pasi u liruan, Radojeviq u tha gazetarëve se pushteti lokal vetëm po i zbatonte vendimet që kishte miratuar paraprakisht.

Policia sqaroi se më 5 qershor ka pranuar vendimin e komunës së Mitrovicës për largim të mbishkrimit dhe pas daljes në vend të ngjarjes, si dhe sipas procedurave të parapara ligjore janë njoftuar inspektorët komunalë, që vendimi në fjalë duhet të shtyhet derisa të pranohet vendimi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Më tutje, ka thënë se në vendngjarje ka ardhur kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut “me rreth 20 persona, ku në mesin e tyre ka qenë edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal Mitrovicë Veri, të cilët pasi janë njoftuar nga komandanti i stacionit policor rreth situatës, kryetari pas dhënies së intervistës për media, iu është drejtuar zyrtarëve policorë me fjalë ‘tani do të ngjyrosim me ngjyrë emblemën’”.

Derisa zyrtarët policorë kanë njoftuar se një gjë e tillë nuk lejohet të ndodhë, njëheri kanë kërkuar dhe tentuar të ndalojnë dëmtimin/ngjyrosjen e objektit publik.

“Edhe përkundër kërkesës dhe urdhrit që të ndalohet dëmtimi/ngjyrosja e objektit publik, të njëjtit kanë filluar ta ngjyrosin atë, me ç’rast është dashur intervenimi i zyrtarëve policorë të cilët kanë shoqëruar dy personat në stacion policor. Sipas procedurave të parapara të njëjtëve iu është shqiptuar kundërvajtje për vandalizëm”, thuhet në njoftimin e PK-së. 

Me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarit janë liruar, për të vazhduar me procedurat e mëtejme.