Udhëheqësi i listë së Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se ata janë opozita e vetme e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ma mirë me na qujtë argatë të pushtetit se ashtu edhe mundesh me më thanë po s’mundesh me na thanë opozitë e opozitës sepse nuk ka opozitë të opozitës. Ne nuk jemi (argatë të pushtetit), por ajo kish pas kuptim logjik, kjo tjetra s’ka kuptim logjik. S’ka opozitë të opozitës, veç kur s’ka opozitë tingëllon qashtu, në fakt ne jemi opozita, jo pse zgjedhim të jemi vetë, por nuk ka tjetër”, ka thënë Molliqaj në emisionin “Zgjedhjet në KOHË”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje Mollqaj ka shtuar se përkundër se opozita e tanishme ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë Kurti, ajo përsëri po deklarohet e gatshme për bashkëpunim.
Sipas tij, ato duhet të kenë vija të kuqe për të.
“Kauza e ardhshme nuk është antikorrupsioni, është kryer ajo fazë. Në vendet ku po shkojmë edhe globalisht por edhe lokalisht demarkimi duhet të jetë demokracia, nëse beson në demokraci nuk mund të bësh koalicion me dikë që është antidemokratik. Vijat e kuqe nuk janë as luks as naivitet, vijat e kuqe në politikë bëhen në domosdoshmëri kur nuk ka demokraci, kur ka korrupsion të madh, ku ka kriminalitet të madh”, ka thënë ai.
Kryetari i PSD-së tutje ka shtuar se nga demokracia, Kosova është duke shkuar drejt rrugës së autoritarizmit.