Analisti politik, Adrian Zeqiri, vlerëson se Kosova po shkon sërish drejt një krize institucionale siç ishte për muaj të tërë para zgjedhjeve të 7 qershorit.
Zeqiri ka deklaruar se ndarja politike të cilën po e shohim ka pasoja afatgjate. Sipas tij kjo ngjason me një situatë kur ose sapo Kosova ka dalur nga ndonjë luftë civile ose po futet në ndonjë luftë civile. Ai në emisionin “60 Minuta” në KTV, ka thënë se kompromisi është e vetmja zgjidhje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po futemi në një absurditet politik. Pasojat e kësaj ndarjeje politike, sikurse që e kemi parë në vitet e 90’-ta, krahu i luftës e krahu i paqes, edhe sot e asaj dite pas 30 viteve i kem ato pasoja. Pasojat e kësaj ndarjeje politike do ta përcjellin Kosovën për një kohë të gjatë. Nuk zgjidhet kjo situatë pa kompromis politik. Jemi bërë sikur të ishim duke dalë nga ndonjë luftë civile. Situata në të cilën s’ka asnjë kompromis i përngjan një situate ku bëhet luftë civile, ka vëlla-vrasje. Ose sikur të jemi duke u futur në ndonjë luftë civile”, ka thënë Zeqiri.
Analisti Zeqiri ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk duket që ka ndryshuar mendim për figurën e presidentit që të jetë një person që i nënshtrohet, derisa opozita dëshiron që presidenti të jetë emër nga to.
Gjatë ditës, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi se unitet në këtë parti për president ka emri i tij ose i kryetarit, Lumir Abdixhiku, porse se emri i LDK-së për këtë opozitë vazhdon të jetë Vjosa Osmani, ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se do ta shqyrtonte si çështje nëse do të ishte si emër i përbashkët i opozitës për president.
“Një është e sigurtë, që nëse kërkohen votat e opozitës për çështjen e presidentit, opozita do të insistojë për një kandidat që në minimum do të jetë i pavarur e në rastin më të mirë do të ishte prej radhëve të partive opozitare. Dyshoj shumë që kjo do të pranohet nga Kurti se ai për këtë nuk ishte i interesuar as para këtyre zgjedhjeve. Ai kërkon një kandidat teknik, të papushtetshëm. Me një kandidat të tillë nuk pajtohet opozita dhe prapë do të jemi në krizë institucionale”, ka thënë Zeqiri.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përsëritur se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit duhet të respektohet dhe vullneti i qytetarëve të përkthehet në institucione funksionale e demokratike. Ai potencoi se qytetarët kanë folur qartë në zgjedhje dhe se rezultati duhet të pranohet nga të gjithë.
Kurti deklaroi se pas certifikimit të rezultateve do të nisin diskutimet dhe puna për formimin e institucioneve të reja.