Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur dy anëtarë nga radhët e gjykatave të shkallës së parë.
Anëtarët e zgjedhur janë gjyqtarja Valentina Sopjani e cila ka marrë 212 vota, dhe gjyqtari Agron Maxhuni i cili ka marrë 204 vota.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMandati i tyre fillon më 8 korrik.
Dy gjyqtarët u zgjodhën në pozitën e anëtarit të KGJK-së, në tubimin qendror që u mbajt të martën, pas zhvillimit të procesit të brendshëm në gjykata themelore.
Para fillimit të procesit të votimit, u bë e ditur se numri i gjyqtarëve me të drejtë vote ishte 354.
Nga ta kanë votuar 303, ndërsa 51 të tjerë kanë munguar.
Në garë ishin edhe kandidatët Ilir Bytyqi e Diora Bajrami. /Ekonomia Online