Ardian Gola i Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Çitaku e Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Emilja Rexhepi nga grupi multietnik dhe Sllavko Simiq i Listës Serbe janë zgjedhur nënkryetarë të rinj të Kuvendit të Kosovës.
Ata u votuan në pako.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMorën mbështetjen e 104 deputetëve. Tre votuan kundër dhe gjashtë abstenuan.
Gjatë vitit të shkuar, pikërisht çështja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb solli bllokada pasi shumica refuzoi votimin e kandidatëve të propozuar nga Lista Serbe. Kuvendi e pati zgjedhur Nenad Rashiqin për nënkryetar. Pas kësaj Lista Serbe u ankua në Gjykatën Kushtetuese e cila ditë më parë i dha të drejtë të pakufizuar Listës Serbe, si shumicë brenda komunitetit serb, që të propozojë kandidatin për nënkryetar Kuvendi edhe pas ezaurimit të të gjithë emrave të deputetëve të saj.