Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, është emëruar kryenegociator i Kosovës me Bashkimin Evropian.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Zulfaj do të koordinojë procesin e integrimit evropian të Kosovës, i mbështetur nga strukturat shtetërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi po ashtu është emëruar koordinator kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje (RGF), “duke shërbyer si autoriteti kryesor koordinues në emër të Qeverisë për të gjitha çështjet që lidhen me këtë instrument, përfshirë rolin si pikë e vetme kontakti me Komisionin Evropian dhe mbikëqyrjen e zbatimit të mbështetjes së BE-së”.
Sipas njoftimit, vendimi për emërimin e Zulfajt, kompleton kornizën ligjore për qasje në fondet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, nga i cili Kosova pritat të përfitojë më shumë se 880 milionë euro në kredi dhe grante.