Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër të garantuar standardet më të larta të cilësisë, prototipet e Audi Nuvolari i nënshtrohen testimeve intensive në mbarë botën, në kushte ekstreme dhe në pista të njohura si Nurburgring në Gjermani dhe Nardi në Itali. Gjatë këtyre provave, performanca e veturës vlerësohet dhe optimizohet vazhdimisht në kushtet më sfiduese.
Audi Nuvolari vendos standarde të reja teknologjike, duke sjellë në rrugë inovacione të frymëzuara drejtpërdrejt nga Formula 1. Ajo pajiset me një sistem hibrid me performancë të lartë, aerodinamikë aktive dhe teknologjinë inovative të konstruksionit Audi Space Frame, me pjesën e jashtme të ndërtuar nga fibra karboni.
Supervetura pritet të hyjë së shpejti në prodhim serik dhe të arrijë te klientët sa më shpejt. Porositë për tregun evropian do të hapen në tremujorin e katërt të vitit 2026, ndërsa dërgesat e para janë planifikuar për gjysmën e parë të vitit 2027.
VIDEO: