Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Jaguari “rilind” me logo të re

Jaguari

Logoja e vjetër e Jaguarit

Gjiganti britanik i veturave, Jaguar, është në fazë transicioni. Kompania po ndryshon linjën e modeleve dhe po synon të kalojë në kategori më të lartë falë ribrendimit.

Në këtë fazë, kompania ka njoftuar për ndryshim të logos që do të nisë të shihet së shpejti nëpër rrugë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prodhuesi e ka bërë “jaguarin” më të hollë dhe më të gjatë. 

Logo e re

Prodhuesi dëshiron ta ripozicionojë veten në garën me Bentleyn dhe Maseratin në vend të BMW-së dhe të Audit, siç ishte dikur. Pasi Jaguari e konsideron veten me status Premium, çmimet fillestare do të kërcejnë në 130 mijë deri 140 mijë për filim.

Logot dhe dizajni i ri do të shfaqen muajin e ardhshëm, kur Jaguari ta shpalosë një koncept-veturë më 3 dhjetor në “Miami Art Week”.

“Ne duhet të ndryshojmë perceptimet e njerëzve për Jaguarin. Dhe kjo s’është gjë e lehtë për ta bërë”, ka thënë Rawdon Glover, drejtor menaxhues i Jaguarit.

Më herët gjatë vitit, Jaguar Land Rover njoftoi për fitimet më të mëdha që nga viti 2015, pas një viti të suksesshëm shitjesh. Për një vit të plotë, deri në mars, kompania njoftoi për fitime prej 2.2 miliardë funtesh.

VIDEO: