Pavarësisht vështirësive të muajve të fundit, kompania e Elon Musk, Tesla, vazhdon të kryesojë në renditjet e veturave elektrike më të shitura në Evropë. Si në qershor, ashtu edhe në gjysmën e parë të vitit, Model Y është vetura elektrike më e shitur në kontinent.
Pavarësisht një rënieje prej 33 për qind në shitje, Model Y mbetet vetura elektrike më e shitur në tregun evropian.
Model Y i ridizenjuar deri tani nuk ka arritur të sjellë rritjen e pritur të shitjeve për markën. Ndërkohë, konkurrenca nga BYD dhe Grupi Volkswagen e bën të vështirë për Teslan të mbajë pozicionin e saj kryesues. Kështu, VW ID.7 bëri kërcimin më të madh, duke pasur parasysh se shitjet e Passatit elektrik u rritën me plot 573 për qind në gjysmën e parë të vitit.
Skoda ka një performancë shumë të dukshme me vetëm dy modele, ndërsa modeli Elroq vazhdon të ngjitet.
Renault 5 është vetura më e përballueshme që hynë në këtë listë.
Pavarësisht pozicioneve të larta, të gjitha modelet e Teslas kanë rënie të dukshme në shitje.
Në përgjithësi, tregu i automjeteve elektrike pati 1,193,397 regjistrime në gjashtë muajt e parë. Një rritje prej 25 për qind u gjenerua nga pothuajse të gjitha markat, përveç Teslas.
