Auto

Mercedes-Benzi do t’i ulë çmimet e veturave elektrike në SHBA

Foto ilustrim, Mercedes

Foto ilustrim

Mercedes-Benzi do të ndalojë dërgesat e gamës së saj elektrike në Shtetet e Bashkuara dhe do të ulë çmimet e modeleve të reja të veturave elektrike atje, raportoi të enjten Reuters.

Siç ka bërë të ditur të mërkurën prodhuesi do t’i reduktojë inventarët e këtyre automjeteve në Amerikë, si dhe do të furnizojë vetura të prodhuara në fabrikën e saj në Tuscaloosa të Alabamas.

Meqenëse projektligji i shpenzimeve të presidentit Donald Trump në fillim të këtij muaji uli kreditë tatimore për automjetet elektrike më shpejt se sa pritej, analistët kanë paralajmëruar se tregu amerikan i automjeteve elektrike do të performojë më pak se ç’janë pritjet këtë vit.

Drejtori ekzekutiv i Mercedesit, Ola Kaellenius, u ka thënë gazetarëve të mërkurën se, pavarësisht trajektores më të ngadaltë, ai ka pritur që konsumatorët amerikanë të blinin më shumë automjete elektrike me bateri me kalimin e kohës.