Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Ndryshoni mënyrën e vozitjes – si të kurseni derivate

nafta derivate benzin

Foto: Driton Paçarada

Kur derivatet shtrenjtohen, mbushja e rezervuarit bëhet më e dhimbshme. Por njerëzit mund të ndërmarrin disa veprime të thjeshta për të zgjatur pak më shumë jetën e një rezervuari. Kjo falë ndryshimit të mënyrës se si vozitni.

“Është e vështirë apo jo? Ju patjetër duhet ta ndezni veturën për të shkuar në punë dhe të merrni fëmijët në shkollë apo jo?” ka thënë Michael Crossen, menaxher i testimit të vozitjes në organizatën amerikane “Consumer Reports”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtu gjeni disa këshilla nga ekspertët për vozitje më efikase:

Vozitni ngadalë ose me tempomat

Veturat janë të dizajnuara për efikasitet maksimal nëpër rrugë me shpejtësi më të larta, ka thënë Sean Tucker, redaktor për automjete kompakte në “Kelley Blue Book” kompani për vlerësim të veturave në SHBA.

“Ngjituni në 105 kilometra për orë në autostradë”, ka thënë Tucker. “Veturat e sotme janë të parapara që të jenë më efikase në atë shpejtësi. Sa më shpejt që të shkoni, humbni karburant”.

Disa vlerësime kanë sugjeruar se ngadalësimi rrit konsumin deri në 14 për qind.

“Nëse po e keni të vështirë menaxhimin vetë, tempomati është miku juaj”, ka thënë Tucker. Kjo nënkupton caktimin e një shpejtësie dhe zvogëlon nevojën për të shtypur gazin ose luhatjet e shpejtësisë.

Kufizoni shpenzimet në tollovi

Ekspertët sugjerojnë që të përdoret sistemi automatik start-stop. Kjo fik motorin në semafor dhe kolona dhe e rinis sapo që preket gazi. “Nëse jeni të ngujuar, mos e fikni”, ka thënë David Bennett, zyrtar i lartë në Shoqatën Amerikane të Automobilizmit (AAA).

Reduktoni peshën shtesë

Shumë shoferë vendosin gjësende të rënda në bagazh prapa ose në pjesën e tavanit. Pesha e tillë që vjen nga ajri mund të shtojë shpenzimet. Ekspertët kanë thënë se dallimet janë të pakta, por se megjithatë ekzistojnë.

“Nëse nuk po i përdorni ato, thjesht po i vendosni vetes një parashutë mbrapa. Çdo lloj i produkteve të tilla shkakton tërheqje. Duhet t’i hiqni”, ka thënë Crossen.

Presioni i gjomave

Ekspertët kanë thënë se është e rëndësishme që gomat të jenë të fryra sipas rekomandimeve që kërkon manuali i veturës. Kontrollimi i presionit është sugjerim i tyre.

“Gomat më të çfryra se që duhet, rrisin rezistencën në rrugë. E nëse presioni është siç duhet, automjeti ecën më butë dhe në gjendje të përshpejtojë siç duhet”, ka thënë Bennett. Sipas vlerësimeve, ndikimi mund të jetë deri në 10 për qind të shpenzimeve.

Dyqanet për pjesë të automobilave mund të bëjnë përmirësime po ashtu. Për shembull, të ndërrohet filteri i ajrit, sensorët e ajrit që tregojnë se motori po funksionon natyrshëm.

Planifikimi shoqëror

Shmangni vozitje me dy-tri vetura në shoqëri. Bëjini sa më efektive dhe ndani shpenzimet. Planifikoni dhe organizoni sa më pak udhëtime.

“Mos bëni ndalesa të panevojshme. Dhe dilni më pak. Mos dilni me veturë po që se mundeni edhe pa të”, ka thënë Crossen.

Çfarë derivate po blini dhe ku?

Disa vetura kërkojnë derivate më premium dhe atë edhe duhet ta marrin. Por nganjëherë, njerëzit mbushin rezervuarët me derivate premium edhe nëse nuk kanë nevojë.

Varësisht nga lokacioni, gjatë periudhave kur çmimet fluturojnë mund të shmanget ndonjëherë derivati me aditivë dhe të kalohet në atë normal. Gjithsesi për të ruajtur veturën më shumë, rekomandohet derivati premium.

Nëse është koha për veturë të re, konsiderojeni hibridin

Veturat më të reja janë më efikase se të vjetrat. Jo të gjithë mund të blejnë vetura të reja, por nëse është koha për diçka të tillë, konsiderojeni një veturë hibride nëse refuzoni të kaloni krejt në veturë elektrike.