Auto

Pas sa kohësh mund të vozisësh kur konsumon alkool?

birra

Alkooli qëndron në trup për një periudhë të caktuar kohe, prandaj rreziku në komunikacion rritet. Në Britaninë e Madhe, mes orës 5 të mëngjesit dhe 11 paradite, një e katërta e shoferëve janë dënuar për vozitje nën ndikimin e alkoolit (kufiri ligjor është 0.8 promil).

Pas një nate kur pini shumë, alkooli mbetet në organizëm për një kohë të gjatë dhe shoferët nuk janë të gatshëm të ulen pas timonit. Prandaj, kini kujdes me alkoolin, dhe sidomos me vlerësimin se kur mund të vozitni.

Si ndikon alkooli te ju? Kjo varet nga gjinia, mosha, metabolizmi, pesha trupore, lloji i alkoolit, çfarë keni ngrënë para konsumimit, si dhe niveli i stresit që përjetoni.

Organizata britanike për siguri rrugore “Road Respect” ka analizuar ndikimin e konsumimit të alkoolit në aftësinë për të vozitur dhe ka publikuar rekomandime për sa gjatë duhet të prisni pas pirjes, pra sa kohë qëndron alkooli në trup.

Ata këshillojnë që t’i përmbaheni këtyre udhëzimeve për të shmangur çdo problem në trafik.

Një gotë verë (13.5% alkool)

• Një gotë – 3.5 orë

• Dy gota – 7 orë

• Tre gota – 10.5 orë

• Katër gota – 14 orë

• Pesë gota – 17.5 orë

Një gotë alkool me ngjyrë (40% alkool)

• Një gotë – 1.5 orë

• Dy gota – 3 orë

• Tre gota – 4.5 orë

• Katër gota – 6 orë

• Pesë gota – 7.5 orë

Birrë (5% alkool)

• Një gotë – 2.5 orë

• Dy gota – 5 orë

• Tre gota – 7.5 orë

• Katër gota – 10 orë

• Pesë gota – 12.5 orë