Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Pse Golfi pati emër ndryshe në Amerikë?

Golf

Më shumë se gjysmë shekulli më parë, Volkswagen Golf solli revolucion të vërtetë në Evropë dhe praktikisht përcaktoi segmentin e veturave kompakte. Por kur hyri në tregun amerikan në mesin e viteve ’70, situata nuk ishte aq e thjeshtë.

Fillimisht, modeli u importua në SHBA, ndërsa në vitin 1978 nisi edhe prodhimi lokal në fabrikën në Westmoreland. Megjithatë, nuk u shit atje me emrin “Golf”, por si Volkswagen Rabbit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arsyeja kryesore për këtë ndryshim ishte marketingu. Sipas “Motor1”, kompania Volkswagen mendonte se emri “Golf” lidhej shumë me sportin elitar dhe shtresat më të pasura të shoqërisë, gjë që nuk përputhej me idenë e një veture të përballueshme për popullin amerikan.

Interesant është fakti se emri “Rabbit” nuk u përdor vetëm në SHBA. Ai u shfaq edhe në disa tregje evropiane, kryesisht për versione të caktuara të modelit GTI, në vende si Norvegjia dhe Franca.