Auto

Tesla rrit çmimet për 5,000 dollarë në disa modele

Tesla

Foto: Ilustrim

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, ka njoftuar të enjten se ka bërë disa përmirësime në Model S dhe Model X në Shtetet e Bashkuara, me ç’rast ka rritur edhe çmimin e tyre. 

Rritja e çmimeve në këto modele shkon në pesë mijë dollarë, sipas postimit të kompanisë në platformën “X”.

Çmimet janë rritur për të gjitha konfigurimet e dy modeleve.

Model X kushton 89,990 dollarë, ndërsa ai S tani kushton 84,990 dollarë.