Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Toyota tërheq mbi gjysmë milioni automjete nga tregu

Toyota

Prodhuesi japonez i automjeteve, Toyota, ka njoftuar tërheqjen nga tregu të 550,007 automjeteve në Shtetet e Bashkuara, për shkak të një defekti që lidhet me mekanizmin e mbështetëses së sediljeve. 

Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga Administrata Kombëtare e Sigurisë në Trafikun e Autostradave në SHBA (NHTSA), raportoi të mërkurën Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas NHTSA-s, mekanizmi i mbështetëses së ulëseve mund të mos bllokohet siç duhet, gjë që rrit rrezikun e lëndimeve në rast aksidenti.

Tërheqja përfshin disa modele të viteve 2021 deri në 2024 të automjeteve Highlander dhe Highlander Hybrid.