Auto

Veturat e Audisë mbesin në portet amerikane për shkak të tarifës së Trumpit

Modeli i ri Audi A7 do ta zëvendësojë modelin A6

Audi e Volkswagenit po mban në portet amerikane automjetet që kanë mbërritur pas 2 prillit kur Donald Trumpi njoftoi tarifën prej 25 për qind për importet e veturave. 

Kompanitë e automjeteve ende po përpiqen të kuptojnë se si do të ndikohen nga detyrimet, raportoi të martën Reuters.

Volkswageni ka rreth 37,000 automjete, të mjaftueshme për afërsisht dy muaj shitje, në inventarin e saj në SHBA, kanë thënë nga kompania. 

Marka ka njoftuar se do të ngrijë dërgesat nga 2 prilli deri në një njoftim të radhës.