Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswageni do t’i shkurtojë 50 mijë vende pune në Gjermani

Volkswagen

Volkswageni ka njoftuar se do ta shkurtojë për 50 mijë numrin e vendeve të punës në Gjermani deri më 2030, për shkak të rënies së të hyrave në nivelin më të ulët që nga 2016-ta.

Shefi ekzekutiv, Oliver Blume, u ka thënë aksionarëve se ulja e vendeve të punës do të prekë të gjithë grupin, përfshirë Audin dhe Porschen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prodhuesi më i madh i veturave në Evropë ka thënë se fitimet pas taksave kanë rënë për 44 për qind më 2025.

Aty është thënë se kompania u godit nga tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gara e ashpër prej Kinës dhe kosto e lartë e kalimit së strukturës nga vetura tradicionale në ato me rrymë.

Kompania ka projektuar rikuperim qysh në vitin pasues, por shefi i financave ka thënë se kjo kërkon fokus në reduktimin rigoroz të shpenzimeve.

“Në total, rreth 50 mijë vende pune do të shkurtohen deri më 2030 në Grupin Volkswagen në Gjermani”, ka thënë Blume në një letër drejtuar aksionarëve për raportin vjetor. “Po operojmë në kushte fundamentalisht të tjera”.

Grupi tashmë ka arritur marrëveshje me sindikatat për të ulur për rreth 35 mijë numrin e vendeve të punës në shtet deri më 2030, në mënyrë që të kursejë rreth 15 miliardë euro.

Volkswageni, sikur prodhuesit tjerë të veturave në Gjermani, është prekur ndjeshëm nga rënia e kërkesës për veturat e veta në Kinë. Në të njëjtën kohë, brendet kineze kanë depërtuar në tregun evropian.

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të caktuar tarifa 25 për qind mbi importet e veturave e ka shtrënguar edhe më shumë gjendjen.

Në të dhënat vjetore, Volkswageni ka bërë të ditur se fitimet neto ranë nga 12.4 miliardë në 6.9 vitin e shkuar.