Gjiganti gjerman i automobilave, Volkswagen, do të vazhdojë me planin e tij për reduktimin e fuqisë punëtore dhe uljen e kostove në Gjermani, duke synuar shkurtimin e rreth 19 mijë vendeve të punës deri në fund të këtij viti, raportoi Reuters të martën.
Siç është bërë e ditur, kompania ka rënë dakord për më shumë se 28 mijë shkurtime të vendeve të punës deri në vitin 2030, si pjesë e një plani afatgjatë për rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e konkurrueshmërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i kompanisë, Oliver Blume, ka thënë se Volkswageni ka arritur tashmë të ulë kostot e fabrikave në lokacionet e saj në Gjermani me më shumë se 20 për qind deri në vitin 2025.
Programi i ristrukturimit ndodh në një kohë kur industria evropiane e automobilave po përballet me sfida të mëdha, përfshirë konkurrencën në rritje nga prodhuesit aziatikë, tranzicionin drejt automjeteve elektrike dhe presionin për të ulur shpenzimet operative.