Për paraqitjen ndaj GO+ Pejës, basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Scott Bamforth, e ka fituar çmimin e më të mirit të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës.
Më i miri i xhiros shpallet nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Ylli të shtunën e fitoi ndeshjen dramatike ndaj Pejës me rezultatin e ngushtë, 90:89.
Fundorio amerikan me pasaportë kosovare, Bamforth, e udhëhoqi skuadrën nga Suhareka me 27 pikë, katër kërcime e pesë asistime. Për Bamforthin është hera e parë që shpallet më i miri i xhiros.
Përveç tij në pesëshen më të mirë janë edhe Lejson Zeqiri i Bashkimit, Shaquan Jules e Tyler Cheese të Borës dhe Mustapha Amzil i Trepçës.