Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Bashkimi e fiton gjysmëfinalen dramatike

KB Bashkimi

Bashkimi e ka fituar gjysmëfinalen e parë të plejofit ndaj Borës. 

Të mërkurën mbrëma në “Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi fitoi ndaj skuadrës prishtinase me rezultatin 73:70. Ndeshja u vendos vetëm në aksionet e fundit. Bora kishte epërsi prej plot 11 pikësh pas çerekut të tretë, 59:48. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por vendasit reaguan në çerekun e katërt për fitore dramatike me tri pikë dallim.

2 minuta e 15 sekonda para fundit, Bora kishte avantazh prej 70:66. Shanon Shorter shënoi për 70:68 e më pas realizoi treshe për 71:70 në të mirë të Bashkimit.

Bora humbi disa aksione rresht, ndërsa Shorter fare në fund shënoi edhe për 73:70.

Ai ishte bindshëm më i miri te Bashkimi me 28 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime.
Dequon Lake i kishte 11 pikë e tetë kërcime.

Te Bora, Jordan Dingle i kishte 16 pikë e tri kërcime. 

Ndeshja e dytë gjysmëfinale zhvillohet të shtunën në Prishtinë. Skuadra që i shënon tri fitore kalon në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.